Komisioni Evropian ka dhënë të hënën miratimin për përdorimin e vaksinës ndaj COVID-19 të zhvilluar së bashku nga kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.
Ky, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, konsiderohet hapi i fundit për të lejuar Evropën të fillojë inokulimet brenda një jave.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se numri i parë i vaksinave do të transportohen nga vendi i prodhimit në ditët në vijim për t’u shpërndarë në të gjithë BE-në.
“Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të filluar përfundimisht kthimin drejt një faqe të re ndaj COVID-19”, vuri në dukje ajo, duke shtuar se kjo vaksinë e parë është “një histori e vërtetë evropiane e suksesit”.
Vendet e Bashkimit Evropian duke përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Italinë kanë thënë se planifikojnë të fillojnë vaksinimet nga 27 dhjetor.
We have just authorised the first COVID-19 vaccine!
Following the recommendation of the European Medicines Agency, we have granted a conditional market authorisation for the BioNTech/Pfizer vaccine
#EUVaccinationDays will start soon. pic.twitter.com/FppyImv2jM— European Commission ?? (@EU_Commission) December 21, 2020
Evropa po përpiqet të “arrijë në hap” me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë ku fillimi i vaksinimit veçse ka filluar.
Ndryshe, Agjencia Evropiane Barnave (EMA) ka rekomanduar më herët përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian.
Pasi shkencëtarët e EMA-s arritën në përfundimin se vaksina është e sigurt, zyrtarët në agjencinë me bazë në Amsterdam rekomanduan miratimin e saj me kusht që ajo të shpërndahej në bllokun e 27 vendeve. /Telegrafi/