Site icon Telegrafi

Komisioni Evropian i shqetësuar me politizimin e bordeve

Zyrtarët e Komisionit Evropian janë shprehur të shqetësuar me nivelin e politizimit të bordeve të agjencive të pavarura dhe trupave rregulluese, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë paralajmëruar monitorim të shtuar për këtë çështje brenda strukturave institucionale të Stabilizim-Asociimit.

Kështu është thënë në letrën që David Cullen ia ka dërguar shoqërisë civile në emër të komisarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, për politizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura.

Instituti GAP, INDEP-i dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike i kanë dërguar komisarit Hahn shkresën ku shfaqin pakënaqësinë për politizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura. /Telegrafi/

Exit mobile version