Site icon Telegrafi

Komisioni Evropian bën thirrje për dialog konstruktiv në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Komisioni Evropian u bënë thirrje të gjithë partive në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut që të sillen në mënyrë konstruktive, njofton AIM nga Brukseli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu u shpreh shkurt zëdhënësja e zgjerimit në Komisionin Evropian, Ana Pisonero, e pyetur për qëndrimin e Komisionit për incidentet e fundit në Kuvend dhe bllokadën aktive nga opozita.

“U bëjmë thirrje të gjithë forcave politike që të punojnë së bashku dhe në mënyrë konstruktive që të përparojnë në reformat lidhur me BE në interes të qytetarëve”, tha Pisonero.

OBRM-PDUKM dhe partitë e tjera në koalicionin “Për ripërtëritjen e Maqedonisë” të martën filluan siç e quajtën “bllokadën aktive të Kuvendit”, e cila, sipas njoftimeve, do të zgjasë deri në arritjen e marrëveshjes për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Telegrafi/

Exit mobile version