Telegrafi

Komisioni Europian, ndihmë bujqësisë

Ministri i Bujqësisë Idriz Vehapi, vlerësoi lart kontributin e Komisionit Evropian në mbështetje të Ministrisë së Bujqësisë në rishikimin dhe rekomandimet e planit zhvillimor të ministrisë së bujqësisë 2009-2013. 

Me planin zhvillimor 2009-13, të rishikuar dhe të hartuar nga ekspertët vendorë, në bashkëpunim me ata ndërkombëtarë, mendojmë se Ministria e bujqësisë, sa i përket politikave zhvillimore të bujqësisë i plotëson kushtet si të para-anëtarësimit ashtu edhe të anëtarësimit në BE, tha ministri i Bujqësisë Idriz Vehapi. Ai theksoi se për zbatim të këtij plani kanë paraparë ngritje të buxhetit.

“Ne që nga viti 2008, e sidomos nga viti 2009, kemi parapa ngritje të buxhetit, sidomos për grante dhe subvencione në sektorin e bujqësisë, që është një nga paramanat e këtij projekti, dhe, mund të themi lirisht se Ministria e bujqësisë e ka një plan të detajizuar i cili i paraprinë para-anëtarësimit dhe anëtarësimit në të ardhmen, të Kosovës në Bashkësinë Evropiane”, ka thënë Vehapi.

Gjithashtu udhëheqësi i projektit dy vjeçar Ros Bull, tha se zbatimi i projektit në këtë ministri ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësim të efikasitetit operacional të Ministrisë së bujqësisë në të gjitha dikasteret e saj.

“Veçoi zhvillimin e shkathtësive në kontekstin evropian: si teknikat, dhe shkathtësitë e komunikimit; përmirësim i dukshëm i stafit profesional në komunikim të gjuhës angleze, si dhe trajnim të personelit për zbatim të ligjeve në të gjitha sektorët”, ka thënë z. Ros Bull.

Por jo të gjithë sektorët ndahen të kënaqur nga zbatimi i këtij projekti dy vjeçar.
Hysen Abazi, drejtor i Departamentit të pylltarisë në Ministrin e bujqësisë, tha se departamenti i tij ka përfituar shumë pak nga ky projekt.

“Unë disa herë kamë dhënë vërejtjet e mia me stafin tonë, i cili mbahet për çdo vit, pikërisht rreth kij projekti dhe vazhdimisht kam pyet ku janë objektivat të cilat i kanë marrë për t’i zbatua në fushën e pylltarisë, ndërsa nga ky projekt edhe pse jam laik në fushën e bujqësisë vërejta se është arrit diçka”, tha z. Abazi