Site icon Telegrafi

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit rithekson: Kosova ka 10 mijë e 905.25 kilometra katrorë

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës sot mbajti një konferencë për media, ku ritheksuan se Kosova ka 10 mijë e 905.25 kilometra katrorë.

Zëdhënësi i Komisionit, Tomor Qela ftoi të gjithë personat që kanë kundërshtuar këtë proces që të vijnë në sallën e qeverisë ku janë ekspozuar materialet dhe ta nxjerrin një përfundim.

Ai tha se Komisioni ka pasur një shkallë absolute të transparencës.

Qela tha se i tërë procesi është monitoruar nga përfaqësuesve të ambasadës së SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it.

Komisioni ritheksoi se territori i Kosovës është 10 mijë e 905.25 kilometra katrorë.

Exit mobile version