Telegrafi

Komisioni disiplinor i FFK-së shqipton dënimet për Liridon Lecin, Llapin dhe Ballkann

Foto: FFK Kosova

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë vendimet në lidhje me parregullsitë në gjiron e fundit dhe ka shqiptuar dënimet.

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.05.2019 shqyrtoi procedurat e hapura  disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve  garuese pas përfundimit  të ndeshjeve nga java e fundit për shkaktaret e kundërvajtjeve dhe për të njëjtit duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore nxjerri këto

Liridon Leci, lojtar i klubit të futbollit Drita për manifestim të sjelljeve josportive  pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVIII-të ndaj Trepçës 89, ku pas përfundimit të ndeshjes rrugës për në zhveshtore fyen, ofendon dhe kërcënon  asistentin  Granit Hyseni dhe po i njëjti lojtar sulmon fizikisht lojtarin kundërshtarn Hasan Hyseni, të cilit  i shkakton lëndime në fytyrë dhe për këtë dënohet me gjashtë ndeshje zyrtare ndalesë sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF Llapi nga Podujeva për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIX-të ndaj Dritës; shpalosja e  një pankarte me përmbajtje josportive në fillim të ndeshjes, ndezje e flakadanëve, ofendimet e orkestruara nga publiku nikoqir drejtuar lojtarëve  mysafirë dënohet me  të holla në shumë prej 1000 eurosh.

KF Ballkani nga Suhareka për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIX-të ndaj Ferizajt, ku dy persona, para fillimit të ndeshjes fyen, ofenduan dhe kërcënuan gjyqtarin kryesor Mervan Bejtullahu dhe për këtë dënohen me 1000 euro. /Telegrafi/