Site icon Telegrafi

Komisioni Disiplinor i FFK-së dënon të përfshirët në skandalin e trukimeve

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë pranë Federatës së Futbollit të Kosovës e ka pezulluar për një vit nga pozita e tij gjyqtarin Bajram Gashi, ndërsa për gjashtë muaj asistentin e tij Edmond Zeqiri. Delegati Ali Ajeti është dënuar me dy vjet ndalesë së kryerjes së funksionit të delegatit.

Ky komision e ka dënuar me gjashtë muaj ndalesë kryerje të funksionit si trajner edhe Ismet Munishin.

Vendimet kanë ardhur pas video-skandalit ku shfaqej gjyqtari Bajram Gashi duke i treguar Munishit se ka ndihmuar Dritën në një ndeshje të sezonit të kaluar.

Më poshtë është komunikata e plotë

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.04.2017 – ditë e mërkurë ora 12:00, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 15-16.04.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

BAJRAM GASHI; gjyqtar futbolli, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për shkelje të kodeksit për mirësjellje;

DENOHET

Me ndalese të referimit në kohëzgjatje për 1 (një) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 57 paragrafi 1 pika 6

EDMOND ZEQIRI; gjyqtar futbolli (asistent) në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit, për shkelje të kodeksit për mirësjellje;

DENOHET

Me ndalesë të referimit në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5

ALI AJETI; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshje zyrtare , në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për shkelje të kodeksit për mirësjellje neni 2 dhe 6

DENOHET

Me ndalesë të kryerjes së funksionit të delegatit (vëzhguesit të ndeshjeve) dhe funkcioneve tjera në Federatë në kohëzgjatje për; 2 (dy) vjet lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 57 paragrafi 1 pika 6

ISMET MUNISHI; trajner futbolli me numër të licencës 151 , në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për shkelje të kodeksit per mirësjellje neni 2 dhe 6

DENOHET

Me ndalese të kryerjes së funkcionit të trajnerit dhe finkcioneve tjera në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.

KF”PRISHTINA”nga Prishtina , në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – TREPÇA e zhvilluar në stadiumin”Agron Rama”në Obliqi (raportet plotësuese të klubit dhe zyrtarëve)

DENOHET

Me zhvillimin e; 1 (një) ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e shiquesëve të organizuar nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.

KF”FERONIKELI”nga Drenasi në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRITA e zhvilluar në stadiumin”Rexhep Rexhepi”në Drenas (raportet plotësuese të zyrtarëve dhe klubit)

DENOHET

Me të holla , në shumë prej; 800 euro (tetëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga dita kur vendimi publikohet në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij. (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1)

KF “TREPÇA 89” nga Mitrovica, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89 – FERIZAJ, e zhvilluar në stadiumin”Rizah Lushta”në Mitrovicë (raportet plotësuese të zyrtarëve të ndeshjes)

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore; VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 1.

MILAN RISTOVSKI; lojtar I klubit të futbollit”FERIZAJ”nga Ferizaj me numër të librezës sportive 2575/17 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit (për provokime drejtuar spektatorëve të klubit nikoqir) në ndeshjen e javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89 – FERIZAJ e zhvilluar në stadiumin “Rizah Lushta” në Mitrovicë (raportet plotësuese dhe deklarata vetanake e lojtarit në procedure)

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.

KF”LIRIA”nga Prizreni , në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – DRENICA e zhvilluar në stadiumin”Perparim Thaqi”në Prizren (raportet plotësuese të zyrtarëve dhe të klubit; manifestim i sjelljeve jo sportive i spectatorëve vendas drejtuar zyrtarëve të ndeshjes )

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore; VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 1

KF”FLAMURTARI”nga Prishtina në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Flamurtari – Kosova (P) e zhviilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ; raportet plotesuese (hudhje e gjasendeve të forta në fushë nga ana e spectatorëve të klubit nikoqir – Flamurtarit)

DENOHET

me të holla në shumë prej; 500 euro (pesqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2

XHEVAT VALLQI; zyrtar (drejtor i stadiumit) në klubin e futbollit”TREPÇA 89”nga Mitrovica, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për manifestim te sjelljeve jo korrekte (kercnime drejtuar gjyqtarit kryesor Besfort Kosumi) pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XXVI-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89 -FERIZAJ e zhvilluar në stadiumin”Rizah Lushta”në Mitrovicë ; raportet plotësuese të zyrtar1ve dhe deklarata plotësuese e z Xhevat Vallqi ;

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore; VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.

MARK MILICAJ; lojtar i klubit të futbollit”FERONIKELI”nga Drenasi me numër të librezës sportive 7383 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq (start i palejuar si lojtar fundor) në ndeshjen e javës së; XXVI-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin”Adem Jashari”në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar);

DENOHET

Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.

ARDIAN MUSTAFA; mdiohmëstrajner në klubin e futbollit”RAHOVECI”nga Rahoveci me numër të licencës 30/Pz në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve jospoertive (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – RAHOVECI e zhvilluar në Pozharan (në mungesë të deklaratës vetanake)

PEZULLOHET

Deri në vendimin përfundimtar të komisionit Disiplinor pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub dhe detyrave tjera lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajenri në pezullim z. Ardian Mustafa, afati datë 21.04.2017.(Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1)

Deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor (kompletimin e provave) mbetën në procedure

të PEZULLIMIT;

Arben Beqiri ; lojtar i klubit të futbollit”Besa”nga Peja
Fatmir Rexhe; lojtar i klubit të futbollit”Besa”nga Peja
Vigan Gutiq; lojtar i klubit të futbollit”Besa”nga Peja”
Florim Kryeziu; kryetar i klubit të futbollit”Ballkani”nga Suhareka
Gëzim Hasi; kryetarjner i klubit të futbollit”Ballkani”nga Suhareka

KËSHILLA JURIDIKE;

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për ankesa në shkallën e dytë , në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të vendimeve në Faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 19.04.2017 , respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimeve.

Prishtinë, datë 19.04.2017
Kryetari,  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.

Exit mobile version