Site icon Telegrafi

Komisioni Disiplinor dënon Ballkanin me të holla për shkak të komenteve të tyre për kurdisjen e ndeshjeve

Komisioni Disiplinor ka shqyrtuar proceduarat e hapura nga Komisioni i Garave, ku ka dënuar klubin e Ballkanit.

Ky klub ka marr një gjobë të lartë, pas letrës së hapur në faqen zyrtare ku ka akuzuar për kurdisje të ndeshjeve.

Skuadra nga Suhareka është gjobitur me shumë prej 2000 eurove.

Po ashtu ky klub është futur në procedurë për organizimin e dobët të ndeshjes me Llapin.

Vendimi i Disiplinës

FC ”Ballkani” nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për deklarata ofenduese drejtuar organeve të FFK-së, lidhur me ecurinë e rrjedhës së ndeshjeve, me çka shkel kodin e sjelljes sportive dhe cenon shprehimisht aktet normative të FFK-së, duke tejkaluar suazat normale të veprimtarisë së lejuar sportive dhe shoqërore. Bazuar në nenin 38 paragrafi 1 (për kundërvajtje të paraparë) dhe nenit 8 pika 4 / C dhe neni 10 paragrafi 1 pika D e Rregullores disiplinore:

DËNOHET me shumën prej 2000 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi).

/Telegrafi/ 

Exit mobile version