Telegrafi

Komisioni i disiplinës së FSHF-së ‘gozhdon’ Partizanin dhe Skënderbeut me dënime

Komisioni i disiplinës pranë Federatës shqiptare të Futbollit ka marrë vendim mbi derbin ndaj Partizanit dhe Skënderbeut.

Në mbledhjen e mbajtur me 3 nëntor 2016, në mbledhjen e Komisionit të Disiplines se FSHF-së për shqyrtimin e problemeve disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura.

Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 76 dhe 77 te KDS.

Lexo po ashtu Derbi i Shqipërisë ndaj Partizanit dhe Skënderbeut, nis dhe përfundon me dhunë (Video)

Sipas vendimit të komisionit, Partizani është dënuar me katër ndeshje pa shikues, ndërsa Skënderbeu është dënuar me tri ndeshje pa shikues. /Telegrafi/

Raporti:

1.KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parulla ofenduese, ne baze te Nenit 66/3.a te KDS , dënohet me 4(katër) ndeshje pa spektator ne stadiumin përkatës .Detyrohet KF “Partizani” të zhdëmtojë stolat e stadiumit “ Elbasan Arena” .

2.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parulla ofenduese, ne baze te Neni 66/2.a te KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pa spektator ne stadiumin përkatës. Detyrohet KF “Skënderbeu” të zhdëmtojë stolat e stadiumit “ Elbasan Arena”.