Site icon Telegrafi

Komisioni Anti-korrupsioni ndërpreu procedurën kundër Mançevskit

Ministri Damjan Mançevski sonte deklaroi se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka ndaluar procedurën kundër tij për firmat greke, pasi që ka demantuar me dëshmi konkrete.

“Anëtarët e Komisionit Anti-korrupsion u shpejtuan në mënyrë transparente, sipas kritereve profesionale, ndërsa këtë e vërtetojnë me punën e tyre”, thotë Mançevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai i bëri thirrje OBRM-PDUKM-së që herën tjetër kur do të vendosin të akuzojnë atë, këtë ta bëjnë me dëshmi dhe jo me spekulime dhe të pavërteta.

Lexo po ashtu Do të hetohen bizneset e kryeministrit Zaev, Angjushev dhe Mançeskit

Procedura kundër tij ishte rreth dyshimeve në lidhje me firma greke, pas publikimit të një bisede të përgjuar./Telegrafi/

Exit mobile version