Komisioni Anti-korrupsion do të kontrollojë nëse ka nepotizëm apo konflikt të interesave në vendimin e kryetarit të deritashëm Gjorge Ivanov që zyrat e tij të jenë në objektet e “Xhevahir”.
Siç u tha, midis kompanisë Turma SHA – Filiali Shkup dhe Shërbimi për punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Republikën e Maqedonisë së Veriut është lidhur marrëveshje për marrje me qira dhe përdorimin e mjediseve të kompletuara afariste për nevojat e Kabinetit të ish presidentit të vendit Gjorge Ivanov.
“Marrëveshja është lidhur për një vit dhe është në pronësi të kompanisë Turmak. Sipas marrëveshjes, qiraja mujore për 274 m 2 mjedise afariste arrin 1950 euro” , thuhet në njoftimi e kompanisë./Telegrafi/