Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të kontrollojë nëse persona fizik dhe juridik në të zezë i uzurpojnë plazhet në Strugë dhe Ohër.
Komisioni kërkon nga Komuna e Strugës dhe Ohrit të dorëzojë dokumentacione të plota për dhënien me qira të plazheve. Ka dyshime se kompani dhe individë të ndryshëm, kanë uzurpuar plazhe, pa mos i paguar tarifa komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni nga A1on.
Lënda është hapur me iniciativë të Komisionit, pas disa reagimeve se në të zezë po uzurpohen plazhet.
Të dy komunat do të duhet që Komisionit t’i dorëzojnë dokumentet aktive, por edhe marrëveshjet për mbarimin e koncesionit./Telegrafi/