Site icon Telegrafi

Komisioni Anti-korrupsion do të hap lëndë për vëllanë e Koço Angjushev

Komisioni Anti-korrupsion në seancën e sotme njoftoi se ka lëndë dhe po mblidhen informacione për Todor Angjushev, vëllai i zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, për ndërtimin e hidrocentralit në tokë shtetërore.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, kryetarja e këtij komisioni, Biljana Ivanvoska deklaroi se po punohet në këtë lëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Anëtari i Komisioni Anti-korrupsion, Nuri Bajrami, tha se po mblidhen informacione për lëndën, e që është ngritur nga OBRM-PDUKM.

“Tani po punohet dhe nuk mund të japin detaje”, tha Bajrami./Telegrafi/

Exit mobile version