Komisioni Anti-korrupsion ngri nismë për procedurë penale kundë kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për shkak se kanë informacione se ka punuar në kundërshtim me ligjet dhe interesin publik.
Anti-korrupsionerët thirren në raportet e revizionit për punën financiare të komunës. Sipas tyre, ka një numër i madh i parregullsive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komisioni do të kërkojë nga Enti Shtetëror për Revizion të gjitha raportet për punën e komunës në pesë vitet e fundit./Telegrafi/