Site icon Telegrafi

Komisioni Anti-korrupsion hapi lëndë ndaj Rashkovaskit për tenderin e M-NAV

Komisioni Anti-korrupsion hapi lëndë kundër sekretarit të Përgjithshëm, Dragi Rashkovski.

Lënda ka të bëjë se çfarë roli ka pasur Rashkovski në tenderin për furnizimin e sistemit të sigurisë të navigacioneve të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Opozita maqedonase përmes disa mediave reagoi se Rashkovski ka ndikuar në këtë tender, ndërsa Rashkovski mohonte duke thënë se ka pasur leje nga Qeveria të merr pjesë në mbledhje me përfaqësues të “Leonardo”.

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit e hap këtë lëndë me nismë të veten./Telegrafi/

Exit mobile version