Në seancën e sotme të Komsionit ad-hoc për monitorimin e mediave, u soll vendim që të ngritet procedurë e shkeljes kundër televizioneve Sitel dhe Nova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Anëtarët e Komisionit të përkohshëm këtë vendim e sollën me shumicë votash, tre pro dhe dy kundër.
Në këtë seancë ata gjithashtu vendosën se nuk do të vëzhgojnë punën e internet portaleve gjatë periudhës parazgjedhore./Telegrafi/