Telegrafi

Komisioni ad-hoc për ndjekjen e mediave në Maqedoni nuk do e përcjell punën e portaleve

Anëtarët e Komisionit ad-hoc për ndjekjen e mediave në mbledhjen e sotme vendosën se nuk janë të urdhëruar për vëzhgimin e portaleve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një ankesë të këtillë kishte dorëzuar LSDM-ja për shkak se disa portale kanë thyer nenin 69 të Kodit Zgjedhor, i cili rregullohet me vajtjen e fushatës zgjedhore.

Anëtarët e Komisionit, siç edhe deri tani po ashtu edhe në të ardhmen nuk do të vlerësojnë dhe vëzhgojnë punën e portaleve.

Këtë vendim Komisioni e solli me shumicë votash, ku tre anëtarë votuan pro ndërsa dy kundër./Telegrafi/