Telegrafi

Komisioni ad-hoc për media edhe sot nuk vendosi për anëtarin shqiptar

Komisioni ad-hoc për ndjekjen e mediave gjatë periudhës parazgjedhore nuk ka mundur të zgjedh edhe sot anëtarin e pestë të këtij komisioni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në kandidim të ngushtë janë dy gazetarët shqiptarë Sefer Tahiri dhe Daut Dauti.

Gjatë fundjavës anëtarët e komisionit nga OBRM-PDUKM dhe nga LSDM do të bisedojnë me telefon për sugjerime plotësuese për të zgjedhur anëtarin shqiptar./Telegrafi/