Komisioni ad-hoc për ndjekjen e punës së mediumeve në Maqedoni gjatë fushatës parazgjedhore, deri në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit sot ka miratuar metodologjinë e punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në mes tjerash, komisioni ad-hoc për media ka miratuar rregulloren që përmban këto kushte:
-Për të mbajtur mbledhje dhe për të qenë legjitim vendimet duhet që të jenë prezent në mbledhje të paktën tre anëtarë.
-Për të dënuar një medium ky komiision duhet që të votojnë tre nga pesë anëtarët.
-Për të filluar diskutimin për ndonjë pjesë të ligjit për apo ndonjë diskutim mbi punën e mediave apo për zgjedhjet në përgjithësi, duhet që të pajtohen të gjithë anëtarët (pesë).
-Për çdo mbledhje anëtarët do të duhet të diskutojnë për çështjen dhe të jenë të informuar më parë për pikat e rendit të ditës në mbledhje./Telegrafi/