Site icon Telegrafi

Komisioni ad-hoc mbajti mbledhjen e radhës. Nuk u padit asnjë radioshpërndarës

Në mbledhjen e sotme të komisionit ad-hoc për media nuk u ngritën propozime për padi për kundërvajtje kundër radioshpërndarësve, deri te Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas konkludimit të përgjithshëm të komisionit, vlerësohet se emisionet informative kanë qenë kryesisht asnjënëse, kurse mediat janë munduar të sigurojnë qëndrime nga më tepër burime.

Njiherit, komisioni ad-hoc u bën thirrje mediave që t’i respektojnë detyrimet ligjore, të raportojnë në mënyrë të drejtpeshuar dhe t’i ikin identifikimit të partisë me shtetin.

Komisioni ad-hoc e ka shqyrtuar raportin e Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) për raportimin e 18 televizioneve dhe radioshpërndarësve. Gjithashtu është duke u shqyrtuar respektimi i Ligjit zgjedhor./Telegrafi/

Exit mobile version