Rekomandimet e dy qeverive për periudhën e antikës për librat nga klasa e pestë në sistemin arsimor bullgar dhe nga e gjashta në sistemin e Maqedonisë janë miratuar në mbledhjen e Komisionit së ekspertëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që sot u mbajt në Shkup.
Siç njoftoi kryesuesi i Komisionit të RMV-së, Dragi Gjorgiev pas mbarimit të mbledhjes dyditore dje janë miratuar konkluzionet që njëra palë i ka ndaj palës tjetër dhe e kundërta për këtë periudhë të historisë. AI tha se do të dorëzohen te dy qeveritë që të vazhdojnë më tej me procedurat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryesusuesi i komisionit bullgar, Angell Dimitrov tha se nëse vijojnë kështu mbledhjet në shtator pritet të ketë dakordim edhe për Goce Delçevin./Telegrafi/