Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe Komisioni ligjdhënës juridik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rend dite të mbledhjeve të të dy komisioneve është Nisma qytetare me propozim për sjelljen e Ligjit për ndryshime të ligjit për marrëdhëniet e punës, i 217 qytetarëve, i parashtruar përmes propozueses së autorizuar Snezhana Kuzmanovska, njofton AIM. /Telegrafi/