Komisionerja e Lartë për Pakica Kombëtare e OSBE-së në Hagë, Astrid Thors, e ka vizituar Komunën e Prishtinës dhe është takuar me nënkryetarin Dardan Sejdiun dhe drejtorin e Administratës Publike, Muhedin Nushin.
Në takim, sipas kumtesës së Komunës së Prishtinës, u diskutuan çështjet e përdorimit të gjuhëve të pjesëtarëve të pakicave kombëtare që janë të punësuar në Komunë, të drejtat e tyre si dhe është vëzhguar nga afër puna e vijuesve të kursit të gjuhës serbe nga të punësuarit shqiptarë në Komunën e Prishtinës.
Komisionerja Thors, së bashku me delegacionin pesë-anëtarësh të saj, janë ndarë shumë të kënaqur me gjendjen e pakicave kombëtare dhe me respektimin e plotë të të drejtave të tyre, posaçërisht me respektimin e gjuhëve të pakicave.