Telegrafi

Komisioneri shqiptar kërcënohet në veri të Mitrovicës, lëshon qendrën e votimit

Komisioneri i Partisë Demokratike të Kosovës në Veri të Mitrovicës, Eroll Gashi, është kërcënuar nga një komisioner i komunitetit serb në qendrën e votimit “Sveti Sava”, në vendvotimin B11 në veri të Mitrovicës.

Gashi  në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjatë procesit të votimit një person ka tentuar të votojë dy herë.

Ai tha se e ka paraqitur rastin tek përfaqësuesit e OSBE-së, mirëpo në atë moment ai ka marrë një kërcënim nga një komisioner i komunitetit serb.

“Unë  e paraqita rastin, mirëpo komisioneri serb më kërcënoi duke më thënë ‘Ti, me mu ke punë’”, tregoi Gashi për Telegrafin.

Gashi tha se e ka lëshuar qendrën e votimit. “Nuk mendoj të kthehem më”./Telegrafi/