Site icon Telegrafi

Komisioneri i BE-së: Trump tha se Evropën kurrë nuk do ta ndihmonte nëse sulmohej

Zyrtarja evropiane ka zbardhur një detaj interesant rreth takimit mes saj dhe atëkohë presidentit amerikan.

Donald Trump i kishte thënë Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në vitin 2020, kur ai ishte president se Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndihmojnë kurrë Evropën nëse ajo sulmohet dhe se do të dalin nga NATO-ja, sipas një komisioneri evropian.

“Duhet ta kuptoni se nëse Europa është nën sulm, ne nuk do të vijmë kurrë t’ju ndihmojmë dhe t’ju mbështesim”, ishte shprehur Trump gjatë një takimi me Von der Leyenin në kuadrin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos në janar të vitit 2020, sipas komisionerit Thierry Breton që ishte i pranishëm në atë takim, raporton zeriamerikes.

“Meqë ra fjala, NATO-ja ka vdekur dhe ne do të dalim prej NATO-s. Dhe meqë ra fjala, më keni borxh 400 miliardë dollarë, sepse ju gjermanët nuk keni paguar shumën e nevojshme për mbrojtjen”, kishte thënë gjithashtu ish-presidenti Trump, sipas zyrtarit të Bashkimit Evropian.

Donald Trump është në krye të garës për t’u bërë kandidati republikan në zgjedhjet e vitit 2024.

Sondazhet parashikojnë se një garë mes tij dhe presidentit demokrat, Joe Bidenit në zgjedhjet e nëntorit do të ishte e ngushtë. /Telegrafi/

Exit mobile version