Site icon Telegrafi

Komisioneri ndoqi rregullat, i kërkoi letërnjoftimin edhe presidentit Thaçi (Video)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Lumnija dhe djali Endriti kanë dhënë votën e tyre sot për zgjedhjet lokale.

Me këtë rast, përcjell Telegrafi, Thaçi i ka uruar qytetarët e vendit për këtë ditë, që sipas tij, është shumë e veçantë dhe e rëndësishme.

Sikurse edhe për të gjithë qytetarët e tjerë, në hyrje të qendrës së vendvotimit, komisionari në qendrën e votimit ku ka votuar Thaçi ka bërë verifikimin edhe të presidentit, duke i kërkuar letërnjoftimin atij.

Dhe gjithsesi, presidenti i është përgjigjur atij, për të vazhduar pastaj me procedurat tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version