Telegrafi

Komisioneri i MLS, Garber: Ibrahimovic do të kalojë te Milani

Komisioneri i MLS, Don Garber pretendon se sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic do të kalojë te Milan, duke u kthyer në Serie A.

Kontrata e suedezit me LA Galaxy është deri në dhjetor dhe ai tashmë ka lënë të kuptohet se është i interesuar për një rikthim në Itali, ku ka luajtur për Juventusin, Interin dhe Milanin.

Bologna konfirmoi se ata janë në negociata me Ibrën, por në një zhvillim befasues, Komisioneri i MLS Garber i tha ESPN se ai është gjithashtu në bisedime me klubin e tij të vjetër.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Goal.com/Getty Images)

“Ai është një djalë 38-vjeçar dhe tani do të rekrutohet nga AC Milan, një nga klubet më të mira në botë”.

“Ai është emocionues brenda dhe jashtë fushës. Unë do të doja ta shikoja përsëri, por kjo duhet të varet nga LA Galaxy”, ka thënë ai. /Telegrafi/