Site icon Telegrafi

Komisioneri Hahn sot viziton Kosovën

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn do të qëndrojë për vizitë zyrtare sot në Kosovë.

Vizita e komisionierit Hahn realizohet pas dorëzimit të Raportit të Progresit për Kosovë.

Hahn do të ketë një agjendë të ngjeshur ku do të takojë krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësuesit e partive politike.

Një ditë më parë në Kosovë ka ardhur edhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovë, Ulrike Lunaçek.

Exit mobile version