Komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka paralajmëruar Turqinë që blloku mund t’i ngrijë bisedimet për pranim me Turqinë, nëse masat që po ndërmerren nga ky vend pas grusht shtetit të dështuar e cenojnësundimin e ligjit.
“Përderisa qëndroj prapa mendimit se që nga përpjekja për grusht shtet masat që janë marrë kanë qenë joproporcionale, unë duhet të shoh fakte bardh e zi lidhur me mënyrën se si po trajtohen njerëzit”, i ka thënë Hahn të përditshmes gjermane Sueddeutsche Zeitung, transmeton oranews.
“Dhe nëse ekzistojnë edhe dyshimet më të vogla se trajtimi është jo i duhur, atëherë pasojat do të jenë të pashmangshme”, ka thënë ai.