Telegrafi

Komisionerët e zgjedhjeve të 11-të qershorit ende s’janë paguar

Rreth 20 mijë komisionarët të cilët kanë punuar në zgjedhjet e parakohshme e 11-të qershorit, ende nuk janë paguar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).

Në lidhje me këtë në një prononcim për Telegrafin zyrtarët për informim nga KQZ-ja thanë se janë në fazën e kompletimit dhe të korrigjimit të të gjithë dokumentacionit.

Sipas tyre, sapo të bëhet një gjë e tillë, që pritet të ndodh së shpejti, do të bëhen të gjitha pagesat.

“Jemi në fazën e kompletimit dhe të korrigjimit të të gjithë dokumentacionit për anëtarët e Këshillave të Vendvotimit që kanë qenë të angazhuar në të gjitha komunat dhe së shpejti do të bëjmë pagesat’, kanë bërë të ditur zyrtarë nga zyra për informim në KQZ. /Telegrafi/