Site icon Telegrafi

Komisionari i Zgjerimit: Zgjedhjet e 25 prillit, prova kryesore për Shqipërinë – koalicionet thelbësore

Komisionari i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, gjatë konferencë së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, teksa komentoi ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, u shpreh ndër të tjera se çështja e koalicioneve është shumë e rëndësishme dhe nuk mund të pengohen me anë të një ligji.

“Sa i përket reformën zgjedhore, ne po analizojmë votën e Kuvendit. Duke bazuar tek debati politik përpara dhe gjatë procesit të votimit, duket se ka të bëjë me një çështje që e thashë edhe dje. Për sa kohë që koalicionet pas zgjedhore nuk parandalohen, atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj me një mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione para dhe pas zgjedhjeve. Shpresojmë shumë që pas marrëveshjes së 5 qershorit, shpresoj që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje”, theksoi ai, njofton oranews.

Zyrtari i lartë i BE theksoi se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të jenë prova kryesore për Shqipërinë sa i përket rrugës së saj drejt integrimit në BE.

“Këto zgjedhje do të jenë testi. Sa i përket reformës ne po analizojmë votimin për çfarë ka votuar. Duke u bazuar tek debati që është bërë gjatë gjithë procesit të votimit në Kuvend duket se ka të bëjë me një çështje në thelb. Për sa kohë që koalicionet pas zgjedhore nuk do ndalohen atëherë ne mund ta shikojmë atë me një mendje të hapur por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve më parë. Kjo është kyçe. Për 5 qershorin ajo ishte shumë e rëndësishme dhe të gjitha palët”, tha Varhelyi.

Exit mobile version