Telegrafi

Komisionari i BE-së sulmon “njëanshmërinë” e Rusisë ndaj Kosovës

"Nuk ka vend për njëanshmëri egoiste si kërcënimi me një veto të njëanshme në Këshillin e Sigurimit të KB-së", u ka thënë ai studentëve në Paris, sipas një kopje të fjalimit të tij të shpërndarë në Bruksel nga personeli i tij.

"Ne u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve tjerë në bashkësinë ndërkombëtare të adaptojnë një qëndrim të përgjegjshëm që mund të lehtësojë një zgjidhje të negociueshme", ka thënë ai.

"Në fund, bashkësia ndërkombëtare do të gjykohet për aftësinë e saj në përdorimin e shumanshmërisë efektive", ka thënë ai, duke iu referuar fshehtazi edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Kosova nuk do të jetë shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara, dhe Serbia nuk është duke tentuar t’i bashkëngjitet Federatës ruse!", ka shtuar ai.

"E ardhmja e Serbisë dhe Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian”, ka përfunduar komisionari Rehn.