Site icon Telegrafi

Komisioni do të zbardhë rastin e dhunimit të një foshnje në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup

Komisioni nga Klinika për Sëmundje të fëmijëve do ta zbardhë rastin e foshnjës tre muajshe nga Saraji. Familja e foshnjës pretendon se është dhunuar nga një punonjëse shëndetësore e Departamentit të Imunologjisë.

Lexo po ashtu Taravari: Jam ndeshur me një rast monstruoz, një fëmijë tre muajsh ka shenja dhune në trup

Infermierja do të tregojë anën e saj të ngjarjes, e cila shkaktoi një reagim publik duke postuar pamjet e foshnjës me mavijosje në krah.

Infermierja ka marrë ndihmë dhe mbështetje edhe nga Sindikata e Qendrës Klinike, anëtare e së cilës është. Ata theksojnë se askush nuk duhet të akuzohet para se të provohet fajësia.

“Nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet dinjiteti i punëtorëve shëndetësorë të Maqedonisë”, thonë nga Sindikata.

Me zbardhjen e rastit, në të njëjtën ditë ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Klinikës së Fëmijëve vizituan familjen. Arben Taravari tha se nëse ka të vërteta në akuzat do të ketë sanksione.

Prindërit, përkundër faktit se janë shumë të kënaqur me trajtimin profesional dhe kujdesin ndaj foshnjës nga stafi shëndetësor i repartit ku ka qëndruar foshnja, pas së cilës foshnja ka një gjendje shëndetësore dukshëm të përmirësuar, sërish pohojnë se sjellja joprofesionale e një infermiere hodhi një hije.

Exit mobile version