Aktori dhe regjisori, Kevin Smith, i ka mbijetuar një infarkti të zemrës të dielën mbrëma.
Lajmin e ka bërë të ditur vet regjisori i “The Clerks” përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka thënë se kishte pasur probleme me zemrën pas një ‘stand-up’ komedie të dielën mbrëma dhe është dërguar me urgjencë në spital.
“Pas shfaqjes së parë këtë mbrëmje, pata një infarkt të madh. Mjeku që ma shpëtoi jetën, më tha se e kam pasur krejtësisht të bllokuar arterien e majtë koronare të përparme”.
“Po të mos e kisha ndërprerë shfaqjen dhe të shkoja në spital, do të kisha vdekur. Mirëpo, tash për tash jam akoma mbi tokë”, ka shkruar 47-vjeçari në Twitter.
After the first show this evening, I had a massive heart attack. The Doctor who saved my life told me I had 100% blockage of my LAD artery (aka “the Widow-Maker”). If I hadn’t canceled show 2 to go to the hospital, I would’ve died tonight. But for now, I’m still above ground! pic.twitter.com/M5gSnW9E5h
— KevinSmith (@ThatKevinSmith) February 26, 2018
Smith u bë i njohur me rolin e ‘Silent Bob’, të cilin e portretizoi në disa filma komikë.
“Mallrats”, “Chasing Amy”, “Dogma”, “Jay and Silent Bob Strike Back” dhe “Clerks 2”, janë filmat ku ai e ka luajtur rolin e ‘Bobit të heshtur’. /Telegrafi/