Telegrafi

Komiku i heq pantallonat në transmetim për t’ia treguar tatuazhin në të pasme Simon Cowellit (Foto/Video)

David Walliams i ka hequr pantallonat në transmetim të drejtpërdrejtë për të treguar tatuazhet në të pasmet e tij.

Në njërën prej tatuazheve ishte portreti i Simon Cowell dhe kjo ishte arsyeja pse ai vendosi t’ia tregonte.

Momenti i tregimit të tatuazheve (Twitter)

E gjitha ndodhi në spektaklin për talentë, Britain’s Got Talent.

Momenti i uljes së pantallonave i bëri të qeshin me lot pjesëtarët e jurisë dhe prezantuesin Stephen Mulhern, natyrisht edhe publikun.

Askush nuk kishte pritur që komiku David Walliams do të bënte diçka të tillë në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. /Telegrafi/