Por, kometa e cekur për shkak të një stuhie të fuqishme diellore është shkapërderdhur qysh gjatë muajit gusht, kështu që Tokën në distancën prej 35.2 milion kilometrave do ta kalojnë kryesisht disa mbetje të Eleninit. Ekspertët nga NASA madje mendojnë se kometa është zhdukur në tërësi në stuhinë diellore.
“Astronomët nuk po arrijnë ta gjejnë në qiell dhe supozoj se është shkatërruar” ka thënë për Space.com Dony Yeomans nga programi i NASA-s Near-Earth Object. Por, astronomët amator dhe entuziastët nesër me siguri se do ta hedhin vështrimin drejt qiellit, që nëse të kenë mundësinë, ta shohin atë që është prezantuar si “kërcënimi i madh”.
Ekzistonin edhe teori sipas të cilave Elenin fare nuk është komet, por planeti i humbur Nibiru, i cili do të duhej të sillte ditën e gjykimit në Tokë, respektivisht ta shkatërronte atë. Yeomans të gjitha këto teori i quajti budallallëqe. “Elenin është kometë e radhës së dytë, është e vogël dhe as që do të duhej të ishte regjistruar. Thënë të drejtën, ajo as nuk ndriçon në qiell” sqaroi ai. /Telegrafi/