Telegrafi

Kometa bie në Kosovë

Pas marrjes së shpërblimit për filmin më të mirë shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtarë të Durrësit, filmi “Koha e kometës”, do të jepet premier në Prishtinë sonte në orën 21:00, përderisa një ditë më vonë do të udhëtoj për në Tetovë. Por, organizatorët ende nuk janë dakorduar për premierën e filmit në Tiranë, pasi që sipas informacioneve nuk kanë mundur që të arrin një marrëveshje me kinematë e Tiranës.

“Deri me tani e di që aktorët do të arrin në Prishtinë të hënën në mbrëmje. Ndërkaq, në orën një do të mbahet një konferencë për gazetarë dhe do të shfaqet filmi”, ka thënë për gazetën “Express”, drejtori i kinemasë ABC dhe kompanisë “Genci”, Milazim Salihu.
Sipas tij, në këtë konferencë do ta flas vetëm producentët e filmi dhe jo aktorët, por gazetarët do të kënë mundësi që të bëjnë intervista me artistët.

Filmi “Koha e kometës”, është prodhim shqiptaro-gjerman. Regjisor i filmi është Fatmir Koçi, përderisa drejtori fotografie Donal Gilligan, kameraman në filmin "Saving Privat Ryan". Në rolet kryesore të filmit luajnë: Blerim Destani, Luan Jaha, Blerim Gjoci, Çun Lajçi si dhe aktori i famshëm nga Filmi "Gladiatori", Ralph Muller. Filmi është bazuar në romanin "Vitin i mbrapsht", të Ismail Kadaresë. /Express/Telegraf/