Site icon Telegrafi

“Komersant”: Rezultatet e referendumit në Maqedoni e përcaktojnë gjeopolitikën e re në rajon

 

Rezultatet e referendumit në Maqedoni për ermin e këtij vendi nuk do ta caktojnë vetëm fatin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe anëtarësimi i saj në NATO dhe BE, shkruan gazeta e Moskës “Komersant”. Gazeta në tekstin e sotëm shkruan se rezultatet e referendumit do ta përcaktojnë edhe sistemin e ri gjeopolitik në rajon. Kjo gazetë rikujton se Shkupi në Samitin e NATO-s në korrik fitoi ftesë për hyrje në Aleancë, me kusht që të zgjidhet kontesti me Greqinë, ndërsa një muaj para saj, liderët e BE-së deklaruan se bisedimet me Maqedoni për anëtarësim në BE mund të fillojnë në vitin 2019, me të njëjtin kusht.

Duke theksuar se pyetja e referendumit do të jetë “A e mbështetni anëtarësimin në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë”, “Komersant” vlerëson se autoritetet në të vërtetë u kanë propozuar qytetarëve që ta konfirmojnë lidhjen drejt BE-së dhe NATO-s, me pajtim për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Komersant” shkruan se për faktorin rus ka filluar seriozit mendohet, pasi që autoritet në Shkup i akuzuan biznesmenët nga Rusia për financimin e protestave anti-qeveritare kundër marrëveshjes me Greqinë.

|Moska nuk e fsheh qëndrimin negativ drejt marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë. Sipas zëdhënëses së MPJ-së të Rusisë Maria Zakharova, marrëveshja është larg interesave të përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe shërben kryesisht si instrument për përshpejtim të hyrjes së Maqedonisë në NATO”, shkruan “Komersant”/

Kjo gazetë shkruan se shumë politikanë të Maqedonisë dhe ekspertë ballkanik konsiderojnë se mos kalimi eventual i referendumit në Maqedoni dhe dështim i marrëveshjes me Greqinë, mund të sjell deri në destabilizim të Ballkanit./Telegrafi/

Exit mobile version