Fansat kanë shkuar në mbingarkesë duke bërë thirrje për Bradley Cooper dhe Lady Gagën që të bëhen bashkë vetëm disa orë pasi lajmi që aktori u nda nga supermodelja Irina Shayk u bë viral.
Bradley Cooper, 44 vjeç, dhe ish-e dashura e tij 33 vjeçare kanë bërë të ditur se i kanë dhënë fund romancës katërvjeçare. Çifti filloi të takoheshin në vitin 2015 dhe kanë një vajzë dyvjeçare së bashku, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Komentet në Twitter menjëherë shpërthyen me referimet se Bradley dhe Lady Gaga duhen të bëhen bashkë, ashtu siç janë paraqitur në filmin e famshëm “A star is born”.
Spekulimet për më shumë se një miqësi mes dyshes erdhën që pas performancës së tyre live në mbrëmjen e “Oscars 2019”, ku dyshja u shfaqën shumë të afërt gjatë interpretimit të këngës së tyre.
Ndjekësit në rrjetin social Twitter akuzuan se kimia e tyre mund të ishte një arsye për prishjen e Bradleyt me Irinën.
“Pra Bradley Cooper dhe Lady Gaga janë të dy të vetëm tani … ne të gjithë e dimë se çfarë do të ndodhë më pas”, shkroi një përdorues i Twitter.
“Unë po parashikoj tani që zonja Gaga do të ketë djalë me Bradley Cooper deri në fund të vitit”, shkruajti një i dytë.
“Betohem për zotin Bradley Cooper dhe Lady Gaga duhet të mblidhen së bashku tani që ai është beqar”, ka shkruar një tjetër.
“Po filloj të mendoj se Lady Gaga dhe Bradley Cooper mund të jenë shumë të dashuruar”, ishte një nga komentet më të diskutuara.
Lady Gaga u detyrua të mohonte se kishte diçka me aktorin pasi performanca e tyre në “Oscars” u diskutua. Ata luajtën së bashku në film, duke thënë se afërsia e tyre nuk ishte gjë tjetër veçse aktrim.
“Kjo është ajo që ne dëshironim të shihje ti”, ishte përgjigjur Lady Gaga me të qeshura kur u pyet nga Jimmy Fallon në emisionin e mbrëmjes për këtë afërsi mes saj dhe Bradleyt.
“Kjo është një këngë e gjatë. Është një histori dashurie dhe ne punuam kaq shumë. E dija se kishte një vizion për sa kohë duhet të bëhej”, vazhdoi ajo.
Në fotografitë e siguruara ekskluzivisht nga DailyMail, dy yjet u panë duke u përqafuar dhe duke pëshpëritur pranë njëri-tjetrin në ndejën e “Warner Bros Pictures”.
Revista “People” raportoi për ndarjen e Bradleyt dhe Irinës të enjten pasi thuhej se marrëdhënia e tyre ishte ‘varur nga një fije’.
“Tani ata po punojnë në mënyrë miqësore se si të ndajnë kujdestarinë e vajzës së tyre”, ka thënë një burim pran dyshes. /Telegrafi/