Site icon Telegrafi

Komentuesit në ‘Instagram’, vendosin fatin e xhihadistëve (Foto)

Një grup irakian i vetëquajtur ‘SWAT’ ka hapur një llogari në ‘Instagram’ ku i lejon komentuesit të përcaktojnë fatin e xhihadistëve të kapur rob.

Fotografitë e publikuar tregojnë të burgosurit të lidhur ku i shoqërojnë me një pyetje: “Ta ekzekutojmë apo ta lëmë të jetojë?”

Postimet që do të ishin një krim lufte nëse janë të vërteta, janë parë nga më shumë se 84.000 persona, transmeton syri.

Në njërën nga fotot, ku shihet një i burgosur i gjakosur dhe disa ushtarë pranë tij, ftohen ndjekësit që të votojnë brenda një ore dhe fati i robit do të mësohet pas kësaj ore.

Exit mobile version