Site icon Telegrafi

Komentoi te faqja e Ambasadës amerikane në Facebook në Maqedoni, paditet shkupjani

T. T, 34 vjeçar, qytetar i Shkupit, është paditur nga Sektori për krim kompjuterit dhe hetim digjital për dyshime të kryerjes së veprës penale ”njollosje të imazhit të shtetit të jashtëm”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të MPB-së, në periudhën prej 14 e deri më 16 prill të vitit të kaluar, i padituri në disa raste ka komentuar në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Shkup, ndërkaq përmbajtja e komenteve ka qenë e pahijshme dhe me kërcënime të tërthorta ndaj përfaqësuesit diplomatik të SHBA-ve në Maqedoni dhe ndaj familjes së tij, duke e ekspozuar publikisht në tallje./Telegrafi/

Exit mobile version