Stilistja e njohur Xheraldina Rexhepi është përfolur muaj më parë se së shpejti do t’i caktohet detyra edhe si ambasadore e Kosovës në Çeki.
Para afro një viti, stilistja e njohur u përball me sfidën më të madhe të jetës, atë të humbjes së vajzës në moshë fare të re.
E ndjera Rebeka Rexhepi, më datë 18 mars 2016 ndërroi jetë pas vuajtjes dy vjeçare nga sëmundja e kancerit.
Ajo ndërroi jetë në prag të stinës më të bukur, atë të pranverës. Në një stinë si kjo ku të gjithë kanë filluar të kërkojnë fidane për të mbjellur në kopshte, oborre dhe lagje të tyre për gjelbërim.
Një gjë të tillë po kërkon ta bëjë edhe gazetari Milot Hasimja, i cili nëpërmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka pyetur nëse është ndokush i zoti që t’i ndihmojë në dhurimin e disa fidaneve që dëshiron t’i mbjell në lagjen e tij, për të ‘kompenzuar’ punën që duhet ta bëjnë persona të tjerë përgjegjës.
Mes shumë komenteve për’ ide’ dhe këshilla’ se ku mund ta gjejë këtë mbështetje, një koment prekës erdhi pikërisht edhe nga stilistja Xheraldina, e cila ka përmendur emrin e një lulishteje në Fushë Kosovë, bashkë me shifrën dhe dëshirën e saj se ku do donte që t’i mbjell këto fidane.
“Shko blej edhe 20 të tilla dhe mbjelli me 22 mars në emër të Rebekës, në ditëlindjen e saj të 20-të, nesër t’i jap paratë”, ka qenë komenti prekës i saj, nga i cili kanë reaguar edhe shumë persona.
Në mesin e shumë komentuesve ka qenë edhe këngëtarja Eliza Hoxha, e cila ka dhënë idenë se kjo përkrahje që kërkon Miloti mund ta gjejë në “Agjensionin e Pyjeve të Kosovës”. /Telegrafi/