Telegrafi

Komenti i Beatrix është fshirë në postimin e Borës, teksa publikoi fotografi në ditën e takimit me Donaldin

Mbrëmë (e martë) ka qenë një natë me përplot befasi në spektaklin e Big Brother VIP.

Prezantuesi Donald Veshaj pranoi publikisht se ka një pëlqim të fortë për këngëtaren Beatrix Ramosaj, gjë e cila është vënë re dukshëm edhe te kjo e fundit.

Aktori nga Vlora duket se ka hequr dorë përfundimisht nga Bora Zemani, me të cilën tha se dëshironte t’i sqaronte gjërat jashtë programit.

Bora Zemani (Foto: Instagram)

Në ditën e takimit me Donaldin ku nuk munguan puthjet e përqafimet, një koment ishte bërë edhe nga vet Beatrix.

Lexo po ashtu “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh”, mes raportit me Donaldin rikthehet në vëmendje komenti që Beatrix ia bëri Borës në takimin me të

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtitur. Të dua zemër”, kanë qenë fjalët e 27-vjeçares.

Bora Zemani (Foto: Instagram)

Ky koment nuk ekziston më në profilin e Borës dhe nuk dihet nëse është fshirë nga ylli i “Përputhen” apo nga ata që menaxhojnë faqen e Ramosajt.

Duket se raportet në mes vajzave nuk do të jenë më siç kanë qenë, përkundër se pritet në vazhdim të shohim se çfarë do të ndodhë. /Telegrafi/

Donald Veshaj dhe Bora Zemani (Foto: Instagram)