Mbrëmë (e martë) ka qenë një natë me përplot befasi në spektaklin e Big Brother VIP.
Prezantuesi Donald Veshaj pranoi publikisht se ka një pëlqim të fortë për këngëtaren Beatrix Ramosaj, gjë e cila është vënë re dukshëm edhe te kjo e fundit.
Aktori nga Vlora duket se ka hequr dorë përfundimisht nga Bora Zemani, me të cilën tha se dëshironte t’i sqaronte gjërat jashtë programit.
Në ditën e takimit me Donaldin ku nuk munguan puthjet e përqafimet, një koment ishte bërë edhe nga vet Beatrix.
“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtitur. Të dua zemër”, kanë qenë fjalët e 27-vjeçares.
Ky koment nuk ekziston më në profilin e Borës dhe nuk dihet nëse është fshirë nga ylli i “Përputhen” apo nga ata që menaxhojnë faqen e Ramosajt.
Duket se raportet në mes vajzave nuk do të jenë më siç kanë qenë, përkundër se pritet në vazhdim të shohim se çfarë do të ndodhë. /Telegrafi/