Donald Trump, presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, është adhurues i femrave të bukura.
Ai pos që ka pasur edhe agjencinë e vet të modelimit, ku ka pasur afera me shumë modele, nuk ka hezituar të japë komente edhe për femra tjera të bukura e të njohura.
Kështu, një koment i tij i bërë para shumë viteve u shfaq në internet dhe po bën xhiron e botës.
Trump komentoi Ana Ivanovicin, tenisten serbe, që sipas tij është femra më e bukur në botë.
“Ajo është femra më e bukur që kam parë në jetën time. Thjesht, më e bukura”, u shpreh Trump për tenisten serbe.
Ana Ivanovic është gruaja e mesfushorit të Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, kurse ata dashurinë e tyre e kurorëzuan në Venedik në korrik të këtij viti.
Komentet u bënë tri vite më parë gjatë një takimi me Ivica Dacicin, i cili atë kohë ishte kryeministër i Serbisë. /Telegrafi/