Komediani Dave Chappelle është parë për herë të parë pas sulmit, teksa po performonte në skenën e Hollywood Bowl në Los Angeles të martën mbrëma.
Chappelle u sulmua gjatë një shfaqjeje në Hollywood Bowl kur një person u hodh në skenë direkt mbi të.
Personi që sulmoi Chappelle u largua shpejt nga skena nga sigurimi dhe u nxor nga vendi i ngjarjes me një ambulancë.
Sulmuesi i dyshuar, Isaiah Lee, 23 vjeç, u arrestua menjëherë pas incidentit dhe sipas policisë u akuzua për sulm me një armë vdekjeprurëse.
I njëjti u fotografua të mërkurën derisa mbërrinte në një restorant në Los Angeles me reperin Mos Def.
Komediani shihet ndërkaq duke përshëndetur fotografët përpara se të hynte në restorant.
Lee mbante një armë kopje me një teh thike brenda kur dyshohet se sulmoi Chappelle.
Komediani po performonte në The Hollywood Bowl “Netflix is a Joke” në momentin kur ndodhi sulmi.
Ai u sulmua në kohën kur shfaqja po mbaronte dhe falënderoi aktorin Jamie Foxx dhe reperin Busta Rhymes që i dolën në mbrojtje gjatë incidentit. /Telegrafi/