Komediani 80 vjeç rrezikon 15 deri në 30 vjet burg
Komediani i njohur dhe i dashur për shumë amerikanë, Bill Cosby është dënuar sot nga gjykata në Pennsylvania për ngacmim seksual me burg.
Juria ka shpallur vendimin ndaj tij pas seancave që u mbajtën për dy ditë rresht. Cosby, 80 vjeç, rrezikon mundësinë e mbajtjes së burgut prej 15 deri 30 vjet.
Vendimi ndaj tij erdhi pasi dhjetëra gra e denoncuan atë publikisht ngjatë fushatës #MeToo, për abuzim seksual, ngacmim, dhe tentim abuzimi.
Gjykimi i tij përfundoi vitin e kaluar për këto akuza ndërsa sot juria ka dhënë vendimin final.