Emisioni Saturday Night Live (SNL) mahniti shikuesit me humorin e mprehtë politik, dhe këtë herë në fokus ishte takimi i ashpër mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Parodia i bëri shumë të qeshin.
Në këtë parodi politike, James Austin Johnson luajti Trumpin, dhe skeçi filloi me frazën “do të jetë një kurth i madh dhe i mrekullueshëm, dhe ne do ta sulmojmë së shpejti – pa ndonjë arsye, apo jo?”
Mikey Day shfaqej si Zelensky, ndërsa Bowen Yang, që luante nënpresidentin JD Vance, e pasuronte atmosferën, duke përcjellë tensionin në dhomë me reagimet e ekzagjeruara.
SNL talli deklaratat e Trumpit për Zelenskyn SNL nuk mund të humbte mundësinë për të tallur komentet e Trumpit për Zelenskyn dhe veshjen e tij.
Trumpi i luajtur nga Johnson pyeti se “Kush shkon në Shtëpinë e Bardhë në një bluzë dhe xhinse, si një pastrues?”. Publiku reagoi menjëherë me të qeshura, ndërsa skena kaloi në një drejtim edhe më absurd.
Menjëherë pas pyetjes së tij, në skenë hyn Elon Musk, i luajtur nga aktori kanadez Mike Myers. I veshur me bluzën dhe xhinset e njohura (të cilat Trumpi i talli pak më parë), Musk i Myers ngriti një sharrë në ajër dhe tha se “Legalizoni komedinë!”.
SNL nuk e la pa tallur as vendimin e Musk për menaxhimin e kompanive. Personazhi i tij tha se “i duam shkarkimet masive! Nuk ka rëndësi si quhet dikush”.
Skeçi kulmoi kur Trumpi i luajtur nga Johnson komentoi mbi dosjet e pedofilit Jeffrey Epstein, duke tallur idenë e publikimit të tyre.
“Po, Amerika do të shohë të gjitha emrat – nga A në S. Por jo T”, tha ai. Të gjithë e kuptuan menjëherë aludimin për lidhjet e mundshme të Trumpit me dokumentet kundërthënëse, çka shkaktoi një të qeshur akoma më të fortë nga publiku. /Telegrafi/