Site icon Telegrafi

Komedia “The Polka King” sjell historinë e vërtetë të një mashtruesi polak (Video)

HOLLYWOOD, CA - DECEMBER 11: Jack Black attends the premiere of Columbia Pictures' "Jumanji: Welcome To The Jungle" on December 11, 2017 in Hollywood, California. (Photo by Phillip Faraone/Getty Images)

Filmi i ri i Netflix, “The Polka King”, është një tregim fantastik humori rreth imigrantit polak, Jan Lewan, i cili e shokon opinionin me planin e tij për t’u bërë i pasur.

Maya Forbes dhe Wallace Wolodarsky e kanë bërë regjinë dhe e kanë shkruar skenarin duke u bazuar në dokumentarin e John Mikulak dhe Joshua Brown nga viti 2009, me titull “The Man Who Would Be Polka King”.

Lewan është një polak, i cili është vendosur në Kanada në vitin 1972, pasi kishte interpretuar me një grup muzikor. Në vitin 1981, ai zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë ditës punonte në një hotel, ndërsa natën interpretonte në klube të vogla polake dhe në kisha, ndërsa qëllimi kryesor ishte që me orkestrën e tij të arrijë të performojë në vende të njohura.

Me rritjen e famës, ai nis të udhëtojë edhe në Poloni, nga ku transportonte suvenirë dhe i shiste me çmim shumë të lartë në SHBA.

Ngjarja komplikohet kur gruaja e tij kërkon të bëhet mbretëreshë lokale e bukurisë, ashtu që Lewan i korrupton anëtarët e jurisë për t’ia siguruar kurorën.

Më pas, për shkak të manipulimit të votave dhe mashtrimeve tjera, Lewan përballet me sfida të mëdha.

Krahas Jack Black, në këtë film aktrojnë edhe Jenny Slate, Vanessa Bayer, Jaqson Schwartzman, J.B. Smoove, Jacki Weaver, Robert Capron, Willie Garson e shumë të tjerë.

Komedia “The Polka King” do të jepet premierë në Festivalin e Filmit Sundance, ndërsa Netflix do ta nisë shfaqjen e filmit nëpër kinema nga 12 janari i vitit që vjen. /Telegrafi/

Exit mobile version