Telegrafi

Komedia “Marry Me” shtyhet sërish për në shkurt të vitit 2022

Raportohet se është shtyrë sërish data e lansimit të filmit të ri të Jennifer Lopez të titulluar, “Marry Me”.

Komedia romantike me protagonistë J.Lo dhe Maluma si dhe aktorin Owen Wilson, thuhet se do të shtyhet për vitin e ardhshëm, saktësisht më 11 shkurt të 2020, pak para Ditës së të Dashuruarve.

Lajmi ndërkaq është konfirmuar nga ‘Universal Pictures’.

Pamje nga filmi “Marry Me”

“Marry Me” fillimisht ishte planifikuar të lansohej gjatë këtyre ditëve, megjithëse është shtyrë për në maj për shkak të pandemisë, kurse tani për vitin tjetër.

Në bazë të raportimeve të mediave ndërkombëtare, ky po konsiderohet i ngjashëm me filmat hit të zhanrit komedi dhe romancë, “Notting Hill” dhe “The Proposal.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Lopez luan krah Wilson, pasi janë shfaqur së bashku në “Anaconda” në vitin 1997.

Jennifer Lopez dhe Maluma (Foto: Theo Wargo/Getty Images)

“Marry Me” mes tjerash do të përfshijë muzikë origjinale të realizuar Jennifer dhe Maluma. /Telegrafi/